Zyrtarët e lartë të SPAK-ut ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata po marrin pjesë në një vizitë studimore në Uashington DC. Të udhëhequr nga anëtarët e ekipit të Zyrës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, prokurorët e SPAK-ut u takuan me drejtuesit kryesorë të Departamentit të Drejtësisë nga OPDAT dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale.

Ata diskutuan gjithashtu sfidat e sigurisë me Shërbimin Marshall të Shteteve të Bashkuara, i cili mbron gjyqtarët, prokurorët, stafin e gjykatës dhe dëshmitarët federalë të Amerikës.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, vizita do të përfshijë gjithashtu edhe takime me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Departamentin e Drejtësisë, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI).

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA