Provat e Fifit dhe Gracianos, përpara spektaklit të rëndësishëm të “Dancing With The Stars”, u shoqëruan me batuta dhe ngacmime kundrejt njëri-tjetrit për jetën personale.

“Ti je i vonuar dhe nuk e di pse je i vonuar për të bërë një fëmijë. Kam qejf të të shoh baba dhe të kuptosh vonesën time. A e keni menduar ndonjëherë me Argjirën për të diskutuar për të bërë një familje të madhe”, kështu e nisi bisedën Fifi menjëherë pasi mbërriti në palestrën e provave të DWTS.

Graciano ndërkohë e pyet këngëtaren se kur ka ndërmend të bëjë dasmën. Kjo e fundit nuk e la pa një përgjigje.

Graciano: Ti kur do të na martohesh?

Fifi: Ehe.. prit sa të më rritet çuni, se nuk kam si e marr në dasmë.

Njëkohësisht biseda vijoi sërish për jetën personale, pasi Fifi e pyet balerinin për shtatzëninë e mundshme të partneres së tij, Argjira Spanca.

Fifi: Ti s’më ktheve përgjigje për shtatzëninë e ardhshme…

Graciano: Po ato janë punët e Zotit, mi zemër.

Fifi: Edhe ato (përgatitjet e dasmës) janë punët e Adisit.

Për të parë episodin e plotë klikoni videon: 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA