“Çifti simpatik”/ Luizi “surprizë” në provat e DWTS! Kërcen vals me Inën, ‘thumbon’ Eltionin: O Kiara, e di ç’më pret në shtëpi në darkë

30/10/2023 17:00

Ina dhe Eltioni reflektojnë mbi batutën e Ilirit si “çifti më simpatik” gjatë provave ditore. Por ka një surprizë për ta.

Eltioni: Ne mund të jemi ‘çifti më simpatik’, por mënyra si e tha ai…

Ina: Dëgjo unë kam menduar se Iliri e ka pasur me ty, por e paske edhe ti me Ilirin.

Eltioni: Po jo, por ajo…

Ina: Po, çfarë unë e mora si kompliment atë.

Eltioni: Edhe unë në fillim, por më pas ishte diçka që…

Ina: E more si ironi.

Eltioni: Po sepse ne vërtetë mund të jemi simpatik si çift, por ajo u përsërit aq shumë gjatë mbrëmjes saqë…

Ina: Dëgjo unë mendoj se ndonjëherë se “duhet t’i japësh Çezarit atë që është e Çezarit”.

Në palestër hyn Luizi dhe Ina dukshëm emocionohet sepse nuk priste ardhjen e tij. Ata shkëmbejnë batuta fillimisht me Eltionin. Luizi i përmend në batutë ish-partneren Rovena Dilo.

Më pas, gjatë bisedës Luizi i drejtohet kamerës për të “bërë paqe” me Kiarën, duke thënë se nuk e di se si do të shkonte në shtëpi në mbrëmje.

Luizi: Kiara.

Eltioni: Po lëre Kiarën more.

Luizi: Kur u bë propozimi për në “Kuadër të Dashurisë” ti nuk the që kur unë e pranova. Tani kur të vijë në shtëpi në darkë, e di se ç’më pret.

Eltioni: Po eja këtu tani.

Luizi nuk pranon të performojë kërcim tjetër dhe kërcen vals me Inën.

Luizi: Ja, a ka mundësi sikurse ka në bërë nënat tona. Rrotullohu këtu, ja kështu, ulu këtu…

Ina: Kiara, Luizi ka takuar një vajzë në korridor që bënte si…

Luizi: Balerinë.

Luizi largohet dhe më pas Eltioni dhe Ina nisin diskutimin për punën në skuadër. Ina shpreh pakënaqësi ndaj Julianës. Thotë se ajo është lider, por tejkalon masën e urdhërave. “Bën si bose duke imponuar autoritet”. Eltioni dhe Ina flasin se grupi tjetër ka avantazh sepse janë 4 balerina të forta ndërsa Ina tregon se ata do bëjnë gabim nëse evidentojnë profesionistët jo VIP-at.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA