Fundi i muajit Tetor dhe temperaturat 27-28 gradë kanë tërhequr njerëz në pushues në plazhet e Vlorës.

Vija bregdetare këtë të diel të fundit të muajit Tetor u frekuentua nga vendas e të huaj.

Prenotimet kanë qenë në nivele të kënaqshme për operatorët turistikë të Vlorës. Sipas tyre në hotele kërkesat e vjeshtës shkojnë deri ne 30% të kapacitetit.

Fluksi këtë vit është favorizuar edhe nga moti i mirë, duke shfaqur tendenca se Vlora tashmë po kthehet në qytet me turizëm gjithëvjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA