Ushtria izraelite operacion tokësor! Lëshon fletëpalosje në veri të Gazës, paralajmëron banorët që të largohen nga jugu

28/10/2023 18:42

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, ka dhënë një video përditësim katërminutësh ku ka thënë se Izraeli po kalon në fazën tjetër të luftës.

“Forcat tona po operojnë aktualisht në terren në Rripin e Gazës”, thotë ai. “Ushtarët dhe komandantët më të mirë të Izraelit janë tani në Gaza dhe se gjatë ditëve të fundit, IDF ka vazhduar të synojë dhe eliminojë komandantët e organizatës terroriste Hamas”.

Herzi Halevi thotë se objektivat e Izraelit për luftën kërkojnë një operacion tokësor.

“Për të ekspozuar dhe shkatërruar armikun, nuk ka rrugë tjetër veçse të hysh me forcë në territorin e tij”, thotë ai.

Halevi vazhdon duke përmendur pengjet që mbahen nga Hamasi – që mendohet se janë 229 – duke thënë se kthimi i tyre është një “përpjekje supreme kombëtare”. Ai e përfundon deklaratën e tij duke thënë: “Do të fitojmë”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari u ka bërë një “lutje urgjente” qytetarëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të lëvizin në jug, duke shtuar se “dritarja e tyre për të vepruar po mbyllet”.

Ky paralajmërim erdhi përmes një postimi në X, të cilin shumica e banorëve të Gazës aktualisht nuk mund ta shohin për shkak të ndërprerjes së internetit.

Por ushtria izraelite gjithashtu ka hedhur fletëpalosje në Gaza me një paralajmërim të ngjashëm.

Fletëpalosjet, të shkruara në arabisht, paralajmërojnë se veriu i territorit është bërë një “fushë beteje” që nuk është e sigurt – dhe se njerëzit duhet të shkojnë në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA