Grupi Apple ka lëshuar së fundmi përditësimin e fundit të programit të procesorëve të saj iOS 17.1, me disa riparime dhe përmirësime sigurie, si dhe opsione të reja për programet AirDrop, StandBy e Apple Music.

Por teksa shumë përdorues të iPhone nxituan për të instaluar përditësimin e programit, disa raportime të fundit mund t’ju bëjnë ta refuzoni.

Pretendimet të shumta kanë ardhur në rrjet që thotë se pas përditësimit fuqia e baterisë është reduktuar ndjeshëm.

“Pasi kryeva përditësimin iOS 17.1 update, bateria e celularit tim iPhone 13 Pro bie shumë shpejt,’ shkruante një përdorues, ndërsa dhe një tjetër ankohej: ‘iOS 17.1 ta shpif.’

Daily Mail jep disa këshilla nëse jeni të prekur nga shkurtimi i jetës së baterisë tuaj.

Adrian Kingsley-Hughes, kërkues i rrjetit të teknologjisë ZDNet, shpjegon: “Instalimi i përditësimit të ri të iPhone aktivizon shumë programe të fjetura në celular si dhe kryen një rikalibrim të baterisë, dhe kjo mund të kërkojë disa ditë ose javë”.

“Kjo jo vetëm që e konsumon atë por rikalibrimi të jep përshtypjen se bateria konsumohet më shpejt , por në fakt nuk është kështu”.

Nëse shqetësoheni për baterinë e celularit tuaj iPhone disa ditë pas shkarkimit të përditësimit iOS 17.1, Kingsley-Hughes këshillon të kontrollonin fuqine e baterisë.

Ai shton: “Kontrolloni në Settings > Battery > Battery Health dhe nëse shkruan Peak Performance Capability, atëherë ose është gjithçka normale, ose keni një virus.’

Zhvillimi vjen teksa muajin e kaluar shqetësime të gjera u ngritën për nivelin e radiacionit të lëshuar nga modelet iPhone 12.

iPhone 12 u ndalua të shiste në France pas kalimit të pragut të nivelit të lejuar të radiacionit

Apple u urdhërua të riparonte problemin me një përditësim ose me kthimin e të gjithë celularëve iPhone 12 të shitur në Francë. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Pretendimet të shumta kanë ardhur në rrjet që thotë se pas përditësimit fuqia e baterisë është reduktuar ndjeshëm.

Top Channel