Romelu Lukaku thellon rekordin në Europa League, kompeticionin e tij të preferuar.
Sulmuesi belg realizoi golin e dytë për Romën në suksesin 2-0 kundër Slavia Prague, që afron skuadrën e Jose Mourinhos me kualifikimin. 30-vjeçari shënon prej 14 ndeshjesh radhazi në Europa League, gjatë së cilave ka gjetur plot 18 herë rrugën e rrjetave kundërshtare. Duke thelluar edhe më tepër rekordin që ka vendosur prej kohësh në këtë kompeticion.
Rekordi më parë i përkiste anglezit Alan Shearer, i ndalur në kuotën e 8 ndeshjeve radhazi me gol. Teksa ndiqej nga Hernan Crespo dhe Thierry Henry. Lukaku ndodhet në formë të mirë sportive dhe tani është i fokusuar tek Interi. Zikaltrit presin Romën në “San Siro” të dielën (29 tetor), përballje ndryshe nga të tjerat.
Tifozët e Interit nuk i kanë harruar sjelljet e goleadorit gjatë verës, dhe kanë gati 50 mijë bilbila për ta stresuar në çdo moment që do të prekë topin. Inter-Roma, dueli i javës së dhjetë në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport 1 duke nisur prej orës 18:00 të së dielës. Rekord edhe për Edoardo Bove 43 sekonda i mjaftuan mesfushorit italian për të zhbllokuar Roma-Slavia, me 21-vjeçarin që realizoi golin më të shpejtë në histori për Romën në Europa League. /Supersport
Top Channel