Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” i Malësisë së Gjakovës.

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, i dha çmimin Hajdarit në një ceremoni të veçantë për kontributin e tij në shoqëri.

“Në një kohë të zymtë botërore, kur njerëzimit i lipset humanizmi dhe solidariteti, ndjehem krenar që të dorëzoj titullin e akorduar nga Këshilli Bashkiak “Qytetar Nderi” i Malësisë së Gjakovës te një humanist si Arbër Hajdari.
Arbri, me fondacionin e tij të njohur “Fundjavë Ndryshe,” është bërë simbol dhe model jo vetëm në Tropojë, por në të gjitha trojet tona për ndihmën e tij të shkëlqyer, dhe për mesazhet e shpresës që përcjell”, shkruan Byberi në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Në vitin 2015, Arbër Hajdari themeloi “Fundjavë Ndryshe”. Që atëherë, ky fondacion i ka ardhur në ndihmë qindra familjeve në nevojë në të gjithë vendin. Ky fondacion ushtron veprimtarinë kryesisht në qytetet më të varfra të Shqipërisë, duke vizituar familjet në nevojë, verifikuar problemet e tyre dhe regjistruar rastet dhe nevojat përkatëse. Shumë qytetarë më probleme shëndetësore janë ndihmuar nga “Fundjavë Ndryshe”, që ka mbuluar kurimin e tyre brenda dhe jashtë vendit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA