“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive. Ditën e djeshme, “Në kuadër të dashurisë” u rikthye sërish në Tiranë me një tjetër premierë.

Data 25 Tetor, ora 19:30 iu rezervua kinemasë Cineplexx në QTU. Aty protagonisti i filmit, Luiz Ejlli, takoi nga afër fansat e tij, të gjithë ata që nuk mundën të ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve apo në Cineplexx TEG.

Dhe suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk ndalet! Mbrëmjen e sotme, filmi është drejtuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Në kinema Cineplexx po mbahet premiera e filmit aq shumë të pritur nga publiku.

Pikërisht këtu, filmi ka thyer çdo rekord! Salla e Cineplexx në Shkup ishte e mbushur plot me dashamirës të shumtë që kishin ardhur me plot kuriozitet dhe dashuri për të ndjekur filmin më të shumëpritur dhe të komentuar të momentit. Biletat janë shitur në kohë rekord dhe po ashtu pritja në tapetin e kuq mblodhi mjaft fansa që po prisnin me një atmosferë tejet të zjarrtë dy nga yjet e filmit, Luiz Ejllin dhe Ylber Bardhin.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA