Gjobitet Sali Berisha, “dorëzoi në gjykatë kërkesë të padrejtë”
26/10/2023 22:16
Gjatë refuzimit të kërkesës së Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ish-kryeministri është gjobitur me 5 mijë lekë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Gjoba e gjyqtares për të ish-kryeministrin Sali Berisha argumentohet se ky i fundit ka dorëzuar kërkesë të padrejtë.
Sot Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja.
Dy ditë më parë, avokatët e mbrojtjes së Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan verbalisht në sallën e gjyqit përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ndërsa këtë të hënë, kërkesën e tyre e konkretizuan me shkrim dhe e dorëzuan në sekretariatin e gjykatës, kërkesë e cila u rrëzua.
Top Channel