Një 4-vjeçar i cili u përpoq të mbronte vëllanë dhe motrat e tij nga flakët, ka humbur jetën në spital.
Isaac McGregor ishte duke luajtur në një kopsht në shtëpinë e tij në Melburn, Australi, të shtunën me vëllain e tij Saige, tre vjeç, motrën 18-muajshe Ashlynn dhe motrën më të madhe 6-vjeç, kur një divan mori flakë.
Nëna Jasmine Beck, 26 vjeç, u përpoq të shpëtonte fëmijët, në momentin kur pa Isaac të përdorte trupin e tij, për të mbrojtur vëllanë dhe motrën e tij më të vegjël nga zjarri.
Por fatkeqësisht Saige dhe Ashlynn u shpallën të vdekur në vendngjarje. Isaac u dërgua në spital me motrën e tij më të madhe Mavis, gjashtë vjeçe. Të dy fëmijët pësuan djegie të rënda, duke mbuluar rreth 80% të trupit të tyre. Mavis vazhdon të jetë në spital.
Një faqen GoFundMeu konfirmua se Isaac hapi krahët dhe tentoi të mbronte motrën dhe vëllanë e tij.
Në këtë faqe shkruhet: Ai do të mbahet mend gjithmonë si djali i ri heroik që dha jetën duke u përpjekur të mbronte vëllanë dhe motrën e tij. Ne i falënderojmë të gjithë nga thellësia e zemrave tona për të gjitha donacionet dhe mbështetjen. Ky komunitet është absolutisht i pabesueshëm.
Babai i fëmijëve Kane McGregor disa orë para se Isaac të vdiste, u shpreh se ishte mjaft krenar për djalin e tij. Nëna shpjegon se u përpoq të lëvizte divanin, dhe shpëtoi fillimisht Mavis, Isaac kishte vendosur mbrapa vetes vëllain e motrën tjetër të vogël, në mënyrë që të mos digjeshin. Ai qëndroi aty derisa vdiq.
Policia e Victoria tha se detektivët nga Skuadra e Zjarrvënësve dhe Eksplozivëve po hetonin incidentin, por ata po e trajtojnë atë si jo të dyshimtë. Inspektorja Emma Bartel tha se fqinjët u përpoqën t’i shpëtonin fëmijët përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës.
Top Channel