Seanca ndaj Berishës për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ është shtyrë me dy orë pas largimit të avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se me largimin nga salla të avokatit mbrojtës të Berishës, Genc Gjokutaj, trupa gjyqësore është tërhequr përkohësisht deri sa të vijë avokati kryesisht falas nga shteti Artan Simoni.
Përdorimi i kartës së avokatit falas për vazhdimësinë e procesit gjyqësor, në rast se ish-kryeministri apo mbrojtja e tij nuk do të ishin prezent në sallën e gjyqit, ka qenë një ndër skenarët më të hershëm të GJKKO.
Pak minuta para fillimit të seacës së sotme, e paracaktuar të niste në orën 14:30, në hollin e gjykatës është parë duke pritur një nga avokatët e shtetit, Artan Simoni, i cili pasi konfirmoi se seanca nisi me avokatët e Berishës, u largua.
Vlen të theksohet se, Simoni është në mesin e avokatëve kryesisht që thirren nga gjykata kur palët nuk paraqiten.
Top Channel