Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Albi Ceno, 28 vjeç dhe Oltjon Tahiri, 31 vjeç, të arrestuar pas dyshimeve se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike.

Seanca për masën e sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura, por në nisje të saj dy të akuzuarit janë përpjekur t’i fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur.

Gjithçka nisi të shtunën, ku një 26-vjeçare u paraqit pa ndenja në urgjencës së Vlorës. Ishte recepsionisti i një hoteli që njoftoi rastin në fjalë, se një vajzë ishte pa ndjenja në hotel. Pas 24 orësh, e reja u përmend dhe tregoi në lidhje me ngjarjen. Policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa shpalli në kërkim Gentjano Mehmetin dhe një 36 vjeçar, të katërt të denoncuar nga vajza e re.

Vajza e re u vizitua në spital edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili në një prononcim për mediat tha se kultura e pandëshkueshmërisë së dhunës me bazë gjinore do të marrë fund.

“Duhet të bëhemi bashkë se vajza mund të ishte motra jote ose e imja. Dhuna me bazë gjinore nuk është e re por është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Një vajzë që vjen nga zonat rurale dhe ka ardhur në Vlorë për të ndihmuar veten e vet”, tha Balla.

Përmasat e ngjarjes u bënë më të mëdha kur konflikt u përfshirë edhe gazetarja Afrovita Hysaj, e cila raportoi për ngjarjen. Policia e Vlorës po heton për kërcënimin e gazetares pronarin e televizionit 6 plus 1 Albert Deliaj. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel gazetarja ka deklaruar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, ndërsa në drejtim të saj nuk kanë munguar shkrimet fyese në portalin e të njëjtit televizion.

Interesi për gjyqin ku u dha masa e sigurisë për të akuzuarit ishte e madhe edhe nga përfaqësues të organizatave joqeveritare. Përfaqësues të qendrës Vatra të pranishëm në gjyq, mbanin veshur bluza me mbishkrimin “ndal dhunës ndaj grave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA