Policia e Dallas në SHBA publikoi së fundmi një video ku një burrë ishte regjistruar duke braktisur në mënyrë mizore qenin e familjes, i cili u arrestua më pas për abuzim ndaj kafshëve.
41 vjeçari Ramiro Zuniga, u arrestua nga njësia kundër mizorisë ndaj kafshëve shtëpiake.
Zyrtarët thanë se pas konfirmimit të pamjeve, kishin zbatuar një urdhër kontrolli në fundjavë në banesën Zuniga ku gjetën automjetin e regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Ata kishin siguruar gjithashtu një dëshmitar që e njohur Zuniga si drejtuesin që kishte qenë në zonë në momentin e ngjarjes.
Policia e mori atë në pyetje i cili u detyrua të pranonte braktisjen e qenit të tij të racës pastor gjerman i njohur me emrin “Max”.
Në pamjet e vrazhda të incidentit burri shihet që ndalon në një pikë të izoluar rurale me mjetin e tij Chevrolet hap derën e bagazhit dhe nxjerr jashtë qenin e ri të kufirit, siç njihet kjo racë në Shqipëri.
Burri më pas ngjitet në timon duke lënë jashtë qenin e tij dhe largohet. Qeni tenton ta ndjekë të zotin dhe duhet të shmanget që të mos goditet nga makina të tjera.
Banorë të zonës raportohet se kapën qenin dhe u kujdesën për të derisa e dorëzuan te agjencitë e mbrojtjes së kafshëve.
Top Channel