Një 56-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka përvetësuar 8850 euro me pretendimin se do të ndihmonte një grua për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare për fëmijët e saj.
Lumturie Gjana ra në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të cilët bashkëpunuan me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pasi mashtroi 50-vjeçaren.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.
Top Channel