Studentët e mjekësisë kanë protestuar sërish para Ministrisë së Arsimit.

Në pritje të përgiigjes nga Gjykata Kushtetuese, ku para pak ditësh depozituan kërkesën për shfuqizimin e ligjit, protestat i kanë zhvendosur në orët e pasdites. Ata i kërkojnë qytetarëve t’i bashkohen protestës së tyre pasi tashmë nuk konsiderohet thjesht protestë e studentëve, por mbarë qytetare kundër qeverisë.

Që prej fillimit të këtij viti akademik, studentët kanë protestuar në forma të ndryshme si bojkot, marshim apo hedhje vezësh drejt ministrisë së Arsimit.

“Zonja ministre nuk ka dhënë dorëheqjen akoma. Turp, turp turp! Ministri e turpit”, thonë studentët njëzëri, ndërsa kanë vendosur pankarta si ‘Ne nuk po i marrim leksionet tona, për t’ju mësuar ju një’ apo ‘Në vendin tim në vendin tënd, një ligj i çmendur të gjithë i çmend’.

Gjithashtu ata nuk pranojnë tarifën e studimit 240 mijë lekë, e cila u miratua dy ditë më parë nga bordi i administrimit. Çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor, për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA