Mbrëmjen e së premtes Ronaldo Sharka ka bërë një debat me Olta Gixharin, e cila është pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.
Një puntatë më herët, Olta Gixhari e kritikoi mënyrën se si ngriti partneren e tij në kërcim, sepse para spektaklit e ka parë Ronaldon duke ngrënë një sanduiç. Mesa duket Ronaldo nuk e ka pritur mirë komentin e Oltës, duke e konsideruar deklaratën e saj si fyese dhe tallëse. Ronaldo pasi mbaroi kërcimin me partneren e tij Frenki, këtë të shtunë, iu drejtua Oltës duke i thënë se nuk i shkon karrigia e Dancing.
Gjatë “DWTS Fan Club” , ka qenë Blendi Salaj, Elona Duro dhe Albi Nako, ku kanë komentuar performancat e konkurrentëve gjatë spektaklit të së premtes. Ata dhanë mendimin edhe për sherrin që ndodhi mes Ronaldos dhe Oltës. Sipas Blendi Salaj, Ronaldo e ka armë të fortë krijimin e debatit, madje edhe me jurinë dhe këtë pjesë e shfrytëzon në maksimum. Sipas tij këtë debat e nisi Olta Gixhari, ndërsa Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar. Sipas moderatorit, Ronaldo do vëmendje dhe në këtë debat bëri më të mirën e tij.
“U krijua një situatë e lezetshme, po të isha Ronaldo do isha menduar me punën e sanduiçit dhe do e kisha kursyer. Mendoj që e filloi Olta dhe Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar, ai do vëmendjen në këtë debat, ai bën më të mirën”, u shpreh Blendi Salaj.
Ndërsa Albi Nako shprehet se juria në atë pozicion nuk është për t’u gjykuar sepse kthehet në e paprecedent dhe nëse ky koment do bëhej nga Valbona Selmllari dhe Lori Balaj, nuk do ishte bërë kaq e madhe.
Të njëjtin mendim ka dhe Elona Duro, e cila shprehet se ishte një batutë e lezetshme nga ana e Oltës dhe nuk ishte nevoja të bëhej një sanduiç tra.
Top Channel