‘Tetori Rozë’ mbledh ministra, deputetë, drejtues vendorë dhe gra të moshave të reja në Fier! Apel për kontrolle të vazhdueshme, për të fituar betejën me sëmundjen

21/10/2023 14:01

“Tetori Rozë” ka mbledhur në qytetin e Fierit ministra, deputetë, drejtues vendorë dhe gra të moshave të reja, të cilët apeluan për kontrolle të vazhdueshme për të fituar betejën me kancerin e gjirit, që vetëm brenda vitit të kaluar mori 700 jetë.

Takimi, me praninë edhe të ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, kërkoi rritjen e ndërgjegjësimit për një nga diagnozat më vdekjeprurëse pas kancerit të mushkërive në Shqipëri.

Gjatë takimit të pranishmit u bënë thirrje femrave për sensibilizimin dhe kryerjen e kontrolleve me qëllim evidentimin dhe kapjen në kohë të sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.

Sëmundshmëria është në shifra të larta, mirëpo edhe fatalitetet zënë një numër të madh. Sipas statistikave, 1 në 4 gra të diagnostikuara me kancer gjiri humbin jetën çdo vit.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA