Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin ankoheshin banorët e lagjes Nr.15 në Durrës i cili sillte ndotje dhe shqetësim për të gjitha familjet e rrugës 339.
Njëri prej banorëve që e ka ngjitur me shtëpinë ankohet për zhurma, aroma dhe zënie të gjithë rrugës nga makinat që presin të hyjnë në servis.
Ai tregon për Fiksin se ku nuk është ankuar dhe nuk ka marrë zgjidhje. “Kam shkuar në bashki, polici kudo, njëherë i vunë shiritin, por pronari e hoqi vetë sa iku policia dhe vazhdoi normalisht punën, kjo gjë u bë pasi u ankova te platforma bashkëqeverisja” pohon denoncuesi.
Qytetari thotë se e kanë të pamundur të flenë nga zhurmat, plus vaji që ndot rrugën, dhe shtëpija e tyre është kthyer si servis.
Por të kundërtën thotë pronari i servisit, ai sqaron gazetarët duke ju thënë se shiriti ju vendos kot dhe se vetë policia e hoqi. Madje ai thotë se drejtori i ka kërkuar falje se përse ja bllokuan për aq orë biznesin.
Por Fiksi solli video ku tregohej qartë se shiritin e hoqi vetë pronari vetëm pak orë pasi policia bashkiake u largua.
Ndërkohë Agjencia Rajonale e Mjedisit thotë se nuk janë objekt i inspektimit të tyre që prej vitit 2020 serviset, por meqë ka ndotje ata marrin përsipër të inspektojnë.
Në këtë rast në përgjigjen që ky institucion dërgoi për Fiksin tha se duke qenë servis me 2 -ura nuk është objekt i inspektimit të tyre.
Pra një servis që nuk e kanë objekt inspektimi mund të sjellë çdo llojë ndotje të mundshme , pasi masa nuk merren.
Top Channel