Mbretëria e Bashkuara e mbështet absolutisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtjes, deklaroi në Tel Aviv Rishi Sunak.
Ne duam që këtë luftë ta fitoni ju, u shpreh kryeministri britanik, vizita e të cilit në shtetin hebre erdhi një ditë pas asaj të presidentit amerikan Joe Biden.
“Izraeli ka cdo të drejtë të mbrojë veten në përputhje më ligjin ndërkombëtar: T`i shkojë prapa Hamasit, të lirojë pengjet, të zmbrapsë inkursione të mëtejshme dhe të forcojë sigurinë e vet në periudhën afatgjatë. Ju e përshkruani këtë si orën më të errët të Izraelit. Për aq sa më takon mua të them, pohoj këtu krenar se në një orë të tillë te errët, qëndroj këtu me ju si miku juaj. Ne jemi me ju në solidaritet, jemi me popullin tuaj dhe duam që ju të fitoni”, u shpreh Sunak.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte falenderues për mbështetjen, të cilën e konsideroi së gjënë më të mantyrshme në këto momente për vendin hebre.
“80 vjet më parë zoti kryeministër, bota e civilizuar qëndroi me ju në orën tuaj të errët. Kjo është ora e errët e jona. Është ora e errët e botës. Në duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të duhet të fitojmë”, tha Netanyahu.
Në nisjen e vizitës së tij dyditore, Sunak u shpreh se sulmet e 7 tetorit të grupit militant palestinez, Hamas, ishin “akte të tmerrshme terrorizmi”. Pas takimit me Netanyahun dhe presidentin Isaac Herzog, ai planifikon të udhëtojë në qytete të tjera të Izraelit. Mbretëria e Bashkuar po kërkon ndërkohë që të hapet pika kufitare në Rafah, që lidh Rripin e Gazës me Egjipin, me qëllimin të lejohet kalimi i ndihmave humanitare në këtë territor.
Top Channel