Presidenti i Kroacisë në konferencë me Begajn: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, por nuk është prioritet i BE-së

18/10/2023 12:43

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovi, ndodhet sot në Shqipërisë, ku dha një konferencë për shtyp me homologun Begaj.

Milanovi shprehu mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipësirë në BE.

‘Jemi dëshmitarë të përparimit ekonomik të Shqipërisë. Progresi nuk është përcjellë me reagimet e duhur nga institucionet e BE-së. Dua të them sërish atë që kam thënë që në 2012, në kohën kur kryeministër ishte Berisha, rrethanat ishin të njëjtat dhe absurdi ishte i njëjtë.

Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Tentonte të bëhet anëtare e BE-së. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë ne procesin e Integrimit. Duket se kemi një problem se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe siç e përsërisin të gjithë është organizata më e mirë më e duhura, më demokratike dhe më e organizuar në historinë e njerëzimit.

Shqipëria e ka vendin e saj në NATO, pastaj në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleance tjetër, që është më komplekse aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë, nuk ka mundur të ngrihet as nga shtrati. Duket se diçka aty është e pasinqertë, sikur diçka nuk është siç duhet.

Kanë kaluar 11 vite kemi lëvizur nga vendi, por jo shumë. Kjo flet shumë për BE dhe prioritet e saj. Dhe dua që të tjerët të flasin për këtë çështje. Kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Dhe kjo mua me tregon se tërë Evropa e di por nuk dëshiron ta përmendë.

Më duket sikur këto pengesa bëhen më të fryra më të vështira. Shumë pak gjëra janë duke u bërë për t’u duruar. Dhe shumë pak gjëra janë bërë për ta ndryshuar. Shqipëria nuk e di se çfarë tjetër do mund të bënte nga ajo çfarë ka bërë Shqipëria tani, të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e dinjitetit dhe vetërespektit të duhur, dhe të jetë një vend sa më bashkëpunues.

Kjo është bërë si një formë e rëndomtë sikur se është thënë ndonjëherë. Dua të përsëris që themi diçka që dihet botërisht që Shqipëria dhe vendet e BP janë vënë në pozitë të caktuar ku vendet e BE duhet të ndiejnë një ndërgjegje”, tha presidenti i Kroacisë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA