Veliaj e përmendi si të përzgjedhurin e Ramës për bashkinë e Tiranës, reagon Arbër Hajdari: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri

02/11/2026 21:58

Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij nga Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një prej personave të përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat si thashetheme dhe fantazi.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shkruan Hajdari.

Top Channel