Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit merr vëmendjen e parlamentit britanik, Sunak: Nuk është koha për të kërkuar armëpushim

18/10/2023 22:10

Downing Street njoftoi se nuk është koha e duhur për të bërë thirrje për një armëpushim në Izrael dhe Gaza, ndërsa Hamasi po mban ende qindra pengje izraelite.

Më shumë se 35 deputetë i kërkuan kryeministrit të parandalojë humbjet e mëtejshme të jetëve dhe të lejojë aksesin në ilaçe, ushqim, karburant dhe ujë në Gaza, elementë të ndërprerë nga ushtria e Izraelit. Së fundmi Izraeli ka njoftuar që atëherë se do të lejojë ushqim, ujë dhe ilaçe të arrijnë në Gaza përmes kalimit jugor të Rafahut.

Gjatë pyetjeve të kryeministrit, kreu i parlamentit të Partisë Kombëtare Skoceze, Stephen Flynn, pyeti Rishi Sunak nëse ai do t’i bashkohej thirrjeve për një armëpushim të menjëhershëm.

Kryeministri në përgjigje pohoi se Izraeli ka “të drejtën për të mbrojtur veten, për të mbrojtur popullin e tij dhe për të vepruar kundër terrorizmit”.

Më vonë, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se Sunak nuk mendonte se ishte koha e duhur për një armëpushim, pasi Izraeli po punonte për të rimarrë pengjet që ishin kapur nga një organizatë terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA