I dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, gjykata e Lezhës lë në burg 40-vjeçarin 23/06 10:59
Presidenti francez Emmanuel Macron sot është pritur nga presidenti Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore, ku u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit.
Takimi mes tyre do jetë kokë më kokë, pa praninë e mediave. Macron ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, një vizitë kjo e parë për një president francez në Shqipëri.
Ditën e djeshme presidenti francez e nisi viztën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Top Channel