Sporti solidarizohet me të sëmurët me kancer! Dhjetëra fëmijë formojnë fjongon për tetorin rozë në fushën e blertë

17/10/2023 19:44

Kuqezinjtë vijojnë të shkëlqejnë edhe në këtë test miqësor në Arenën Kombëtare, duke prekur rrjetën në pjesën e parë me një gol spektakolar të Qazim Laçit.

Por ajo që do të ndodhte në nisje të pjesës së dytë ishte edhe më magjike. Dhjetëra fëmijë të veshur me bluzë rozë kanë formuar një fjongo, kundër luftës ndaj kancerit, në kuadër të tetorit rozë.

Kuqezinjtë, dhe bota e sportit në përgjithësi, kanë zgjedhur pikërisht fëmijën, simbol i pafajësisë, pastërtisë, mrekullisë, pranueshmërisë, portretizim i fillimit para çdo lloj diferencimi, për t’u solidarizuar me të gjithë personat që vuajnë nga sëmundja e rëndë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA