Karikaturisti i “The Guardian”, Steve Bell është shkarkuar nga puna për shkak të reagimeve që ai ka shkaktuar me karikaturën e  liderin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu është vizatuar i veshur me doreza boksi, tregon atë duke prerë me bisturi në barkun e tij, një sipërfaqe të vizatuar në formën e Gazës.

“Banorët e Gazës, dilni tani”, shkruhet në mesazhin në karikaturë.

“Është marrë vendim për të mos rinovuar kontratën e Steve Bell. Karikaturat e Steve Bell kanë qenë një pjesë e rëndësishme e Guardian gjatë 40 viteve të fundit, ne e falënderojmë atë dhe i urojmë të gjitha të mirat”, tha zëdhënësi i GNM (Guardian News and Media).

Karikatura u realizua në një kohë tensioni pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji dhe kundërpërgjigjes së këtij të fundit në Gaza.

Thuhet se kjo nuk është hera e parë që Bell akuzohet për përdorimin e imazheve antisemitike.

“Vetëm për ta shpjeguar. E kam realizuar këtë karikaturë rreth orës 11 të mëngjesit, ndoshta më e hershmja ime ndonjëherë. Katër orë më vonë, në një tren për në Liverpool mora një telefonatë ogurzezë nga tavolina me mesazhin e çuditshëm të fshehtë “pound of flesh”, shkruan Bell në një reagim në X.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA