U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një tentativë grabitje në Lezhë, përfundoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e të zotit të shtëpisë, i cili ka qenë vetëm në banesë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Malecaj të Lezhës, teksa dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në banesën e familjes Buja. Njëra nga fqinjët tregon se ka dëgjuar zhurmën në momentin e ngjarjes, teksa më vonë ka parë që bashkëfshatari i saj ishte dhunuar në përpjekje për t’i shpëtuar autorëve.
Policia gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryefamiljarin Nikoll Buja i cili ja pohuar se nuk ka dijeni për personat të cilët tentuan t’i grabisnin banesën, ndërsa kërkon nga policia zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia ende nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare në lidhje ngjarjen.
Top Channel