Vijon odisea e Top Channel në frontin e luftës/ Situata në kufirin trepalësh mes Egjiptit, Gazës dhe Izraelit

15/10/2023 11:45

Ekipi i Top Channel vijon odisenë përgjatë kufirit me Gazën.

Aktualisht ndodhet në kufirin trepalësh mes Egjiptit, Gazës dhe Izraelit.

11:41 Gëzhojat janë ende në tokë/ Gjurmët e ekstremistëve të Hamasit në masakrën e festivalit Supernova

Gjurmët e masakrës së festivalit “Supernova”, ku ekstremistët e Hamasit qëlluan pa pushim mbi trupat e pafajshëm të të rinjve që kishin ardhur nga e gjithë bota janë ende në Re’im.

11:32 Dëshmitari i “festivalit të vdekjes” intervistë për Top Channel/ Qindra të rinj mbetën të vdekur pas sulmit të Hamasit

Një prej dëshmitarëve të masakrës së Hamasit në festivalin Supernova në një intervistë për Top Channel ka përshkruar tmerrin e asaj dite.

10:44 Makina të djegura nga bombardimet në Kerem Shalom

Një grumbull makinash të djegura janë gjetur në kibbutz-in Kerem Shalom në Izrael, afër kufirit me Gazën. Ekipi i Top Channel vijon odisenë përgjatë kufirit me Gazën për të përcjellë në kohë reale se çfarë po ndodh në vijën e parë të frontit të luftës.

9:59 Lule dhe viktima! Kontrasti tragjik pranë kufirit me Gazën/ Gjendet një makinë e braktisur

Një kontrast tragjik është krijuar në Sufa, pranë kufirit me Gazën, ku në njërën pjesë duken lule shumëngjyrëshe të çelura dhe pak metra më tutje ka viktima. Dyshohet se viktimat të shtirë në tokë janë ushtarë të Hamasit. Pamjet e rënda janë filmuar nga ekipi i Top Channel i cili po përcjell situatën në Izrael prej ditësh.

Rreziku për civilët po rritet në Gaza, ndërsa Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme nga ajri dhe operacione tokësore.

Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, ku u vranë 1300 njerëz.

Kushtet në Gaza janë përkeqësuar, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të largohen nga vendi i tyre. IDF ka thënë se do të nisë operacione të rëndësishme ushtarake vetëm pasi të shohin se civilët janë larguar nga zona.

Pentagoni ka urdhëruar të shkojë një grup i dytë në Mesdheun lindor dhe po dërgon avionë luftarakë të Forcave Ajrore në rajon. Anijet luftarake nuk synojnë të marrin pjesë në operacionet e Izraelit, por të pengojnë të tjerët të hyjnë në konflikt, si Irani dhe Hezbollahu.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA