Tentuan të kalonin nga Porti i Durrësit para dhe fishekë, vihen në pranga drejtuesit e autobusëve (Emrat)

15/10/2023 12:30

Dy persona janë vënë në pranga pasi tentuan të fusnin në Shqipëri nga Porti i Durrësit mallra kontrabandë.

Algert Atia 34 vjeç, shoferi i parë i autobusit, dhe Adrian Bello 51 vjeç, shofer i dytë, kishin fshehur në mjetet e tyre para dhe fishekë.

Në fazën e pestë të operacionit policor të koduar “Fluksi”, u sekuestruan 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash ku përfshiheshin qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët kanë ndihmuar ose favorizuar, drejtuesit mjeteve në kryerjen e veprimit.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA