Vija e parë e frontit/ Trup i vdekur në mes të rrugës, pamje të trishta nga Re’im, pak km larg Gazës

13/10/2023 13:42

Një trup i vdekur është gjetur në Be’er Sheva i shtrirë në rrugë, pak kilometra nga Gaza.

Gazetarët u detyruan të veshin jelek antiplumb për shkak të zonës e cila është e rrezikshme, pasi mund të qëllohet me armë.

Dhjetëra tanke janë nisur drejt Gazës, ndërsa ekipi i gazetarëve morën urdhër të largoheshin nga kufiri me Gazën.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Re’im të Be’er Sheva, shumë pak larg kilometra larg Gazës.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA