Oficeri izraelit, i cili është pjesë e operacionit për kërkimin e provave të viktimave apo terroristëve e përshkroi të rëndë situatën ku ndodhen.
“Njerëzit ishin në party dhe kishin lënë makinë këtu, besohet se ka qenë një grua dhe fëmijë, ka lodra fëmijësh, gjak, ky është misioni i Hamasit të vrasë izraelitët, nuk ka rëndësi janë izraelitë apo që jetojnë jashtë, nuk ka negocim”, tha oficeri i quajtur Dan.
Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.
Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.
Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se 300,000 rezervistë përgjatë kufirit të tij jugor, por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.
Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.
Top Channel