SPAK ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Kristo Çollakut, i akuzuar për shitblerje votash.
Prokuroria ka ‘kopsitur’ dosjen dhe në bazë të provave të grumbulluara nga grupi hetimor ka rezultuar se i pandehuri Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.
“Ky procedim penal është regjistruar më datë 10.07.2023, pas shpalljes së moskompetencës lëndore dhe dërgimit të akteve nga ana e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshme, Elbasan”- thuhet në njoftimin e SPAK.
Kristo Çollaku akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Gjergji Butka për “korrupsion pasiv në zgjedhje”.
Top Channel