Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e pasurive të Zaim Tafës dhe familjarëve të tij.
Pasuria e Tafajve do të konfiskohet nga SPAK, pasi GJKKO ka konstatuar se ajo vjen nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.
Kështu, u vendos konfiskimi i:
1.Pasurisë së llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;
2.Pasurisë së llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;
3.Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);
4.Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;
5.Automjet tip “BMË X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;
6.Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;
7.Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;
Biznesmeni Zaim Tafa është një prej personave më me ndikim në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në zonën e Fierit. Ai u arrestua për trafikimin e një sasie prej 40 kilogramë heroinë, e cila vinte nga Gjermania në Shqipëri.
Sipas dosjes Zaim Tafa rezultonte personi pritës i mallit. Procesi gjyqësor ndaj tij shkoi deri në shkallën e tretë të gjyqësorit, atje ku edhe doli i lirë, pasi nuk kishte prova fajësie. GJKKO ka konstatuar se pasuritë vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.
Top Channel