Trafiku i 40 kg heroinë, gjermanët dëshmojnë nga burgu

07/06/2010 15:55

E dënuar me 11 vjet heqje lirie për bashkepunim ne trafikimin ndërkombëtar të 40 kilogramëve heroinë, shtetesja gjermane Rexhina Kiashek dëshmoi në Gjykatën e Krimeve të Renda si e pandehur per llogari te procesit ndaj fierakut Zaim Tafa, edhe ky i akuzuar per te njejten ceshtje, por qe po gjykohet vecmas grupit.

E moshuara, e cila ndodhet ne paraburgim se bashku me te shoqin Franc Kiashek, deklaroi se nuk e ka takuar kurre Zaim Tafen dhe nuk e njeh ate. Ajo pohoi se kishte ardhur ne Shqiperi per te transportuar piktura dhe jo droge.

“Unë vendosa nje njoftim ne gazete ku kerkoja pune. Me kontaktoi Daniel Englert,i cili me tha se do me paguante 300 euro dita qe te vija ne Shqiperi e te transportoja piktura. Danielin deri ne ate moment nuk e njihja. Ne kete page sigurisht perfshihej edhe im shoq. Pasi rame dakord bashke me Francin erdhem per here te pare ne Shqiperi. Danieli na kishte thene ne telefon te udhetonim nepermjet Italise, e nga Bari erdhem ne Tirane ku e lame qe do takoheshim me aeroportin e Rinasit. Nuk e di se nga erdhi Danieli se linje nga Gjermania nuk kishte, por pasi e takuam u nisem nga Durresi drejt Lushnjes”, tha e pandehura.

Tre shtetasit gjermane jane denuar nga Krimet e Renda me 49 vite per kapjen e sasise me te madhe te heroines ne Shqiperi. Nderkohe qe i akuzuari kryesor, shqiptari Zaim Tafa, pasi u arrestua gjate te njejtit operacion , u la i lire nga Gjykata e Larte sepse sic u shpreh kolegji nuk gjendej asnje prove qe e implikon ate ne kete ceshtje.

Top Channel