Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një burim nga SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web.

I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA