Afati i evakuimit po skadon! Top Channel në zjarrin e luftës, pritet ofensivë tokësore nga forcat izraelite

13/10/2023 18:45

Top Channel ndodhet në kufi me Gazën, aty ku pritet që ushtria izraelite, sapo të mbarojë afati i evakuimit të palestinezëve në Gazën veriore, do të nisë një ofensivë tokësore me tanke dhe ushtarë.

Këtu do të gjeni zhvillimet kryesore të ditës së sotme në frontin e luftës.

17:49 Gazetari merr pjesë në faljen e ushtrisë izraelite, pak orë para nisjes së ofensivës

Artur Bibe ka marrë pjesë në faljen e ushtarëve izraelitë, pak orë para nisjes së ofensivës drejt Gazës.

“Së bashku me forcat izraelite, u gjendëm këtu dhe mora dhe unë pjesë, në një prej faljeve të tyre. Një falje dhe një lutje që i adresohet Zotit që të ketë sa më pak gjakderdhje dhe të marrë fund ky konflikt i tmerrshëm”, tha Bibe.

Ndërkohë po mbaron edhe afati që ushtria izraelite i ka dhënë Gazës për të evakuuar civilët pasi për pak orë do të nis një ofensivë.

17:16 Sulm me raketa nga Hamasi, në zonën ku ndodhet gazetari i TCH dhe ushtria izraelite

Top Channel ndodhet në kufi të Gazës, së bashku me forcat izraelite, aty ku para pak minutash u sulmua me raketa nga Hamasi.

“Një tjetër sulm ndodhi para pak sekondash. Disa raketa të nisura nga Gaza, shpërthyen pranë zonës ku ne  ndodhemi. Për fat të mirë sistemi mbrojtës i ushtrisë izraelite funksion më së miri. Nuk pati asnjë lloj rreziku, gjithsesi Hamasi vazhdon të godasë pozicionet izraelite, por për fat të mirë pa dëme”, thotë gazetari.

16:55 Artur Bibe, pranë kufirit me Gazën: Tanket janë në pritje të sulmit, ndërsa artileria godet herë pas here

Gazetari ndodhet jo larg kufirit me Gazën, ku situata është e tensionuar, ndërsa ushtarët presin për një sinjal për të sulmuar.

“Këtu ndodhen ushtarët izraelitë dhe është pika e fundit ku mund të kalojë dikush drejt territorit palestinez dhe Egjiptit. Janë ushtarët të armatosur. Pas nesh, në Kibutz janë qindra ushtarë të tjerë. Tanket janë në pritje të sulmit, ndërsa artileria godet herë pas here pozicionohet e islamikëve të Hamasit”, thotë ai.

15:56 Masakra e Hamasit, frigoriferët me trupat e vrarë nga terroristët

Pamjet e frigoriferëve me trupat e vrarë nga terroristët e Hamasit gjatë masakrës e cila nisi të shtunën. Gazetari Artur Bibe shkoi deri në portat e Rripit të Gazës ku ende ka trupa të vrarësh në rrugë.

15:00 Pamje të rënda! Gjak, shapka fëmijësh dhe bojëra pikture! Makina e mbuluar me gjak në Gaza

Top Channel ka siguruar pamje të rënda, nga kufiri me Gazën, ku shihet një makinë e braktisur e cila është sulmuar nga terroristët e Hamasit me një breshëri plumbash.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari Artur Bibe, makina është tërësisht e mbuluar nga gjaku. Dyshohet se në makinë ka pasur edhe fëmije, pasi brenda shihen bojëra pikture, gërshërë dhe shapka për fëmijë. Nuk mund të imagjinohet tmerri që kanë përjetuar personat që ndodheshin në këtë makinë dhe nuk dihet ende fati i tyre, sepse asnjë prej trupave nuk është gjetur në vendngjarje.

Mendohet se kanë qenë pjesë e festivalit dhe gjatë arratisjes së tyre kanë rënë në pritën e terroristëve të Hamasit, të cilët pa mëshirë kanë qëlluar drejt tyre.

14:18 Mjetet ushtarake shkojnë drejt Gazës! Gazetarët në Re’im, disa kilometra larg frontit

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Re’im, disa kilometra larg Gazës, aty ku vijojnë luftimet mes Izraelit dhe Palestinës.

14:07 Kishte masa sigurie të forta, mister si terroristët pushtuan Kibbutzin Re’im, lanë 10 të vdekur

Vijnë pamje ekskluzive nga Kibbutzi në Re’im, ku ka një mister se si terroristët e Hamasit kanë arritur të hynin brenda, pasi është i rrethuar nga një gardh i pajisur me alarm. Sipas gazetarit të TCH Bibe, këtu kanë mbetur të vdekur 10 persona, një ndërtesë komplet e shkatërruar dhe disa makina të shkrumbuara.

13:52 Pamje nga një makinë e Hamasit, terroristët janë pushkatuar nga forcat izraelite

Top Channel ka siguruar pamje nga një makinë e përdorur nga terroristët e Hamasit në fshatin Re’im. Siç raporton gazetari Artur Bibe, kjo makinë është sulmuar me breshëri plumbash nga forcat izraelite, duke lënë të vdekur terroristët e Hamasit.

13:42 Vija e parë e frontit/ Trup i vdekur në mes të rrugës, pamje të trishta nga Re’im, pak km larg Gazës

Një trup i vdekur është gjetur në Be’er Sheva i shtrirë në rrugë, pak kilometra nga Gaza. Gazetarët u detyruan të veshin jelek antiplumb për shkak të zonës e cila është e rrezikshme, pasi mund të qëllohet me armë.

12:06 “Ky është misioni i Hamasit, të vrasë izraelitët”, dëshmia për TCH e oficerit

Oficeri izraelit, i cili është pjesë e operacionit për kërkimin e provave të viktimave apo terroristëve e përshkroi të rëndë situatën ku ndodhen.

“Njerëzit ishin në party dhe kishin lënë makinë këtu, besohet se ka qenë një grua dhe fëmijë, ka lodra fëmijësh, gjak, ky është misioni i Hamasit të vrasë izraelitët, nuk ka rëndësi janë izraelitë apo që jetojnë jashtë, nuk ka negocim”, tha oficeri i quajtur Dan.

11:41 Momente alarmi! Raketa kalon mbi kokat e gazetarëve dhe ushtarëve izraelitë, momenti kur ekipi i TCH ulet në tokë

Momente të rrezikshme po kalojnë grupi i gazetarëve nga e gjithë bota përfshirë edhe korrespodentin e Top Channel, Artur Bibe. Një raketë kaloi mbi kokën e tyre, duke i detyruar të ulen në tokë.

11:40 “Paqe dhe bashkim, një gjuhë, dy popuj”! Mesazhi prekës brenda një makine

Është gjetur makina e katërt e braktisur përgjatë territorit në kufi me Gazën, në operacionin e forcave izraelite. Në këtë operacion, ku i pranishëm është edhe gazetari i Top Channel, janë gjetur përveç makinave të braktisura, edhe rroba që dyshohet se janë përdorur nga personat që kanë marrë pjesë në festivalin, i cili u ndërpre nga sulmi tragjik terrorist.

10:36 Pamje prekëse me rroba të shpërndara kudo! S’dihet fati i personave që braktisën makinën në kufi të Gazës

Një makinë tjetër e braktisur është gjendur përgjatë territorit, ku forcat izraelitë po vazhdojnë operacionin e tyre.

10:18 Makinë e braktisur në kufi me Gazën, ushtarët i bëjnë ekspertizën: E kanë përdorur…

Top Channel po raporton situatën në Izrael moment pas momenti. Gazetari Artur Bibe ndodhet në një operacion me ushtrinë izraelite për të gjetur mbetjet që kanë lënë pas terroristët e Hamasit.

10:15 Në kërkim të gjurmëve për zbardhjen e intenerarit të terroristëve

Operacioni për gjetjen e gjurmëve të terroristëve të Hamasit shumë pranë Gazës vijon ende. Janë gjetur disa mbetje si rroba, gëzhoja apo një flamur. Gazetari Artur Bibe ndodhet atje duke raportuar për çdo detaj, ndërsa po ecën bashkë me një grup gazetarësh nga vende të ndryshme të botës dhe ushtarë izraelitë.

09:39 Ushtarët izraelitë gjejnë veshjen e një vajze që ishte pjesë e festivalit, TCH publikon pamjet

Gazetari Artur Bibe ndodhet në një operacion me ushtrinë izraelite për të gjetur mbetjet që kanë lënë pas terroristët e Hamasit. Ky operacion po zhvillohet në territorin në kufi të Gazas, pranë vendit ku u bë edhe festivali që mbetën qindra të vdekur nga sulmi terrorist.

09:19 Pamje nga vendet e bombarduara në Izrael, gazetari: Ka pasur të vdekur, shihni dëmet

Gazetari Artur Bibe ka raportuar nga Izraeli, në një nga ambientet e bombarduara nga raketat e Hamasit, nga ku kanë ngelur të vdekur dhe dy persona.

“Një tjetër ambient i bombarduar, një raketë ka rënë këtu, duken dëmet tek makina, ka patur fatkeqësisht dy të vdekur. Herë pas here ushtria izraelite rrëzon raketa, ndonjë tek tuk të devijuara nga Rripi i Gazas drejt zonave të banuara, ndërkohë që pak më poshtë dëgjohen dhe përleshje mes ushtrisë dhe Hamasit”, shprehet Bibe.

08:59 Live në TCH kur Gaza lëshon raketa drejt Izraelit, gazetari raporton nga operacioni i ushtarëve izraelite

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka qenë në një lidhje direkte me “Wake Up”, i cili tregon se ndodhet së bashku me ushtarët izraelite, në një operacion pranë kufirit të Gazës. Ata janë njoftuar se ka trupa ose të plagosur nga terroristët e plagosur dhe për këtë arsye kanë dalë në terren për të vërtetuar këto informacione. Në një moment gjatë raportimit dëgjohet edhe lëshimi i një rakete nga Gaza drejt Izraelit, ku mesa duket ishte raketa e parë që nisi sulmin ditën e sotme.

Ushtria izraelite paralajmëroi sot të gjithë civilët në qytetin e Gazës që të evakuohen “në drejtim të jugut”, pasi OKB-ja tha se një urdhër për evakuimin masiv të Gazës veriore ishte i pamundur.

Nga ana tjetër, militantët e Hamasit u kanë thënë palestinezëve që jetojnë në Rripin e Gazës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Forcat izraelite po vazhdojnë bombardimet ndaj Gazës në përgjigje të  sulmeve terroriste të Hamasit që vranë më shumë se 1300 njerëz.

Izraeli gjithashtu ka grumbulluar më shumë se  300,000 rezervistë  përgjatë kufirit të tij jugor,  por nuk ka konfirmuar nëse po planifikon një operacion të intensifikuar ushtarak.

Gaza po përballet me mungesë ushqimesh dhe uji. Më shumë se 1500 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Sulmet ajrore kanë zhvendosur gjithashtu 423,000 njerëz , sipas OKB-së.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA