09/10 22:43
Të paktën 1,203 palestinezë janë vrarë dhe 5,763 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite të Gazës të shtunën, tha të enjten Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë” ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, ndërsa konflikti hyri në ditën e gjashtë.
Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në enklavën bregdetare. OKB tha të enjten më shumë se 330,000 njerëz janë zhvendosur atje që kur Izraeli filloi bombardimet e tij.
Sulmet e befasishme të Hamasit në Izrael në fundjavë vranë të paktën 1200 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Top Channel