Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në Arenën Kombëtare, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”.
Në takimin e zhvilluar në Çeki, goli spektakolar i Bajramit u preu krahët vendësve, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës me objektivin për ta fituar ndeshjen, si dhe me një ndjejë hakmarrjeje.
Por si ka qenë rrugëtimi i të dyja skuadrave deri në këtë pikë të eliminatoreve (Shqipëria ka zhvilluar 5 ndeshje, ndërsa Çekia 4)?
Duke marrë në analizë statistikat e ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, rezulton se çekët kanë një epërsi të lehtë ndaj kuqezinjve (në tabelë janë është shfaqur mesatarja e statistikave për ndeshje).
Shqipëria, në pesë ndeshje të zhvilluara, e ka kontrolluar topin mesatarisht në 51% të kohës, ndërsa Çekia, në katër sfida, këtë të dhënë e ka 54%.
Sa u përket gjuajtjeve në portë, Shqipëria ka arritur të godasë 9 herë për ndeshje, por vetë, në tri raste shënjestra ka qenë brenda katërkëndëshit, ndërsa Çekia nga 13 tentativa, pesë i ka pasur në portë.
Ka thuajse ekuilibër të plotë në raportin mes pasimeve në total dhe atyre të sakta: 444/376 Shqipëria dhe 467/372./ SuperSport
Top Channel