Foto ilustruese

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate për përjashtimin e 8 deputetëve të PD-së 10 ditë nga Kuvendi.

Gjekmarkaj i drejtohet PS-së: Dështuat me “Shqipëria që duam” po kërkoni “opozitën që duam”.

Tabaku: Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste

Gjekmarkaj: Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik.

Tabaku: Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm.  Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA