Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë
Personazhe të showbizit, figura të medias apo muzikës shqiptare parakaluan në tapetin e kuq të premierës “Në kuadër të dashurisë” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
Ngjyrat që mbizotëruan ishin e zeza dhe e bardha, ndërsa pak VIP-a guxuan me ngjyra të forta siç ishte këngëtarja dhe moderatorja Yllka Gramo.
Olta Gixhari, personazhi kryesor i filmit shkëlqeu me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve, ndërsa tërhoqi vëmendjen detaji i zi mbrapa.
Sara Hoxha, e cila luan personazhin e Arias në film në këtë mbrëmje të magjishme preferoi të vishte një fustan ngjyrë ari me shkëlqim të kombinuar me një çantë të vogël.
Moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani u vesh si një Barbie, me një fustan rozë me të çara, ndërsa pozoi për fotografët bashkë me motrën e saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP, Jori Delli preferoi një fustan të zi me shkëlqim me mëngë të gjatë.
Ajo zbriti nga makina bashkë me Dea Mishel, e cila mbante një fustan të bardhë me gurë pjesë pjesë të tejdukshëm.
Moderatorja e Dancing With The Stars parakaloj tapetin e kuq me vëllezërit Veshaj, Donaldin dhe Romeon, ndërsa të tre ishin klasikë në të zeza.
Nga ana tjetër, protagonisti i filmit, Luiz Ejlli preferoi të vishte një kostuk ngjyrë gri, duke u kombinuar me partneren e tij, Kiara Titon, e cila kaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi me pala.
Top Channel