Momenti kur doktoresha e Gazës gjen trupin e burrit mes të vdekurve në spitalin ku punon

10/10/2023 10:31

Ky është momenti tronditës kur një mjeke palestineze zbuloi se trupi i burrit të saj ishte mes të vdekurve në spitalin ku ajo punon.

Pamjet që qarkullojnë në mediat social,  treguan gruan duke vrapuar jashtë hyrjes së spitalit pasi mësoi për vdekjen e burrit të saj.

Videoja, e kapur nga gazetari palestinez Hani Aburezeq, është filmuar dje në spitalin Al-Shifa në Gaza.

Sipas raportimeve, mjekja po mjekonte pacientët e plagosur në sulmet ajrore izraelite, kur zbuloi se burri i saj kishte vdekur në spital.

“Burri im ra dëshmor”, dëgjohet duke bërtitur e tmerruar.

Është një nga videot më shkatërruese që janë shfaqur në internet, që kur ushtria izraelite filloi të godasë Rripin e Gazës.

Lagje të tëra janë fshirë, me ndërtesa banimi të shembura, ku shihen veçse rrënojat. Sulmet ajrore izraelite shpërthyen tregun në kampin e refugjatëve me popullsi të madhe Jabaliya, duke e kthyer atë në gërmadha dhe duke vrarë dhjetëra, thanë autoritetet.

 

Top Channel