Lufta me Izraelin/ Palestina bën bilancin: 830 të vdekur dhe 4250 të plagosur në Gaza

10/10/2023 17:20

Shkon në 830 numri i të vdekurve në Gaza.

Lajmi është bërë me dije nga ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila thekson se 4250 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në Gaza.

“Ndërprerjet e internetit po ndikojnë në përditësimet e numrit të vdekjeve”, tha ministria e shëndetësisë.

Nga ana tjetër, të paktën 123 ushtarë izraelitë ishin mes 900 viktimave të raportuara në sulmet e Hamasit këtë të shtunë, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, admiral Daniel Hagari.

Hagari shtoi se familjet e 50 pengjeve izraelite janë kontaktuar nga forcat e sigurisë. Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA