“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen, për të diskutuar mbështetjen për Izraelin me qëllim sigurimin e mbrojtjes “nga sulmi terrorist i Hamasit”.
Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e SHBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit.
Pengjet përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se kishte “të ngjarë” që shtetas amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.
Blinken ka biseduar gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze Catherine Colonna, ku përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane “drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit”.
Top Channel