Autoritetet izraelite kishin paralajmëruar qytetarët të mos dalin jashtë vendit dhe ata që ndodheshin në Egjipt të largoheshin.
Dje një polic egjiptian ka qëlluar për vdekje dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesin e tyre egjiptian, teksa konfikti i rëndë me ushtrisë së izraelit dhe militantëve palestinezë është në ditën e dytë.
Autoritetet izraelite kishin paralajmëruar qytetarët të mos udhëtonin jashtë vendit, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Egjipt, ku ka ndjenja të forta pro-palesitneze, prandaj kishte këshilluar largimin e këtyre të fundit nga Egjipti.
Sipas raportimeve oficeri egjiptian i policisë kishte hapur zjarr pa diskriminim ndaj një grupi turistësh izraelitë që po vizitonin Alexandrinë, me një armë personale, njoftonte rrjeti thuajse shtetëror vendase Extra News, duke citur burime të sigurisë. Dy të tjerë ishin plagosur dhe polici sulmues ishte arrestuar menjëherë.
Ministria e jashtme izraelite konfirmoi vdekjet në një deklaratë.
“Sot në mëngjes gjatë një vizite të turistëve izraelitë në Alexandria të Egjiptit, një vendas hapi zjarr ndaj tyre, duke vrarë dy turistë dhe guidën e tyre egjiptiane. Një tjetër izraelit i plagosur është në gjendje të stabilizuar”, shtonte ministria.
Zyrtarët shtonin se “ka frika për rritjen e motivimit të grupeve terroriste dhe sulmuesve të vetmuar kundër izraelitëve jashtë vendit”.
Kairo zyrtare nuk ka komentuar ende mbi sulmin e rëndë ndaj turistëve.
Vdekjet vijnë mes luftimeve të militantëve Hamas dhe ushtrisë së Izraelit ne Izrael dhe Palestine, teksa ushtria po bombardon nga ajri në Gaza.
Egjipti është vendi i parë arab që ka bërë paqe me Izraelin në 1979, dhe prej atëherë ka shërbyer si ndërmjetës mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.
Në qershor tre ushtarë izraelitë u vranë në kufi me Egjiptin nga një roje egjiptiane që pretendonte se ‘po ndiqte trafikantë drogash’, tha ushtria egjiptiane.
Top Channel