Një shtetas i dytë francez është konfirmuar i vdekur pas sulmit të papritur të Hamasit kundër Izraelit, tha kwtw tw hënë Ministria e Jashtme franceze.
“Franca shpreh keqardhjen për vdekjen tragjike të një shtetasi të dytë francez, viktimë e sulmeve terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit”, thuhet në një deklaratë sipas CNN.
Ministria e Jashtme, e cila tha se do të vazhdojë të gjejë shtetasit e saj të zhdukur, konfirmoi më parë vdekjen e një shtetasi. Nuk ka dhënë detaje për të vrarët apo rrethanat e vdekjes së tyre.
Presidenti francez, Emmanuel Macron pati një telefonatë me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, sipas një deklarate të Élysée, ku thuhej se Macron përsëriti mbështetjen e plotë të Francës për Izraelin dhe shprehu shqetësimin e tij për izraelitët e marrë peng ose të plagosur.
Top Channel