Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në tokën tonë 40 shqiptarë që u evakuuan nga Izraeli.
Ata mbërritën me avionin “At Gjergj Fishta” rreth orës 18:37 në aeroportin e Nënë Terezës.
Mos pasja e një linje ajrore direkte, Shqipëri- Izrael, ka detyruar autoritet shqiptare, të dërgojnë këtë avion charter nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion”
Si asnjëherë më parë i gjithë perimetri portës mbërritëse të aeroportit ishte ruajtur nga forca të shumta policore. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka publikuar disa foto ku shihen të evakuuari të zbrisnin nga avioni, ku i pranishëm ka qenë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Igli Hasani, i cili përshëndeti 40 shqiptarët që zbritën në atdhe.
Mendohet se me këtë avion kanë mbërritur edhe familjet e disa diplomatëve izraelit që jetojnë e punojnë në Tiranë.
Top Channel mësoi se në këtë avion ishte edhe vajza e ministrit të punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Nuk është bërë ende publike sa është numri i Shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael përfshi edhe ata që janë me studime.
Ndërkohë konfirmohet nisja nga Tel Avivi të hënën, i një tjetër avioni që do të sjellë të tjerë shqiptarë për t’i shpëtuar luftës ku është përfshirë Izraeli.
Top Channel