Tek sa bëhemi gati për të intervistuar ambasadoren e Palestinës në Shqipëri Hana A.S. Shawa, sytë nuk i ndan për asnjë moment prej televizorit ndaluar në kanalin “Al Jazeera” në gjuhën arabe, nga ku vinë imazhe të asaj çfarë është duke ndodhur në Gaza.
E pikërisht për këto zhvillime tronditëse në intervistën e saj për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja Shawa jep këtë përgjigje.
“Shteti Palestinës e ka theksuar gjithmonë faktin e pamundësisë së perspektivës të paqes. Kjo ka sjellë një situatë shumë të vështirë për ta kontrolluar. Kjo është ajo në të cilën ne jemi tani”.
Muhamed Veliu: Kush është fajtori në këtë situatë?
Ambasadorja Shawa: “Palestina është nën pushtimin e Izraelit që prej 1948-tës nisur nga grupet terroriste hebreje duke shkatërruar fshatrat palestineze. Për çfarë po ndodh fajtor është Izraeli që na ka pushtuar. Është vijimi një agresioni në gjithë Palestinën jo vetëm në rripin e Gazës. Ne kemi paralajmëruar gjithmonë se situata do të shpërthente, është e pakthyeshme si pasojë e mospasjes së një vullneti politik nga komuniteti ndërkombëtar në pasjen e një zgjidhje të vërtetë politike. Kjo për të ushtruar presionin e duhur ndaj pushtuesit në uljen në tavolinën e bisedimeve e arritur një marrëveshje ku zgjidhja është pasja e dy shteteve dhe në mënyrë që kjo të zbatohet me Jeruzalemim Lindor si kryeqytet. Dështimi komunitetit ndërkombëtar në arritjen e kësaj çon edhe njëherë tjetër në një situatë si kjo. Civilë të pa mbrojtur po sulmohen në vazhdimësi duke u bombarduar e larguar nga shtëpitë e tyre. Çfarë prisni ju? Ne tu themi mirëserdhët në këtë pushtim. Natyrshëm Jo.”
Intervistën e plotë me Ambasadoren e Palestinës në Shqipëri ju ftojmë ta ndiqni në edicionin qendror të lajmeve, ora 19:30, në Top Channel.
Top Channel