“Ishte si të shikoje një film horror”, gazetarja rrëfen takimin para 20 vitesh në burg me Christa Pike: Nuk mund të ndaloj së menduari për të 03/10 22:38
Danimarka po punon për të “zgjeruar dhe thelluar” një koalicion të vendeve të angazhuara për të ofruar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën vjetore të asamblesë parlamentare të NATO-s në Kopenhagë, kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se për hir të lirisë, nuk duhet lejuar që lodhja nga lufta të mbërrijë në komunitetin transatlantik.
“Për sa kohë që ukrainasit janë gati të luftojnë këtë luftë për lirinë tonë, le të vendosim që lodhja e luftës nuk do të ndodhë në komunitetin tonë transatlantik”- tha Frederiksen.
Top Channel