Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve këtë vit, pasi do t’i shërbejnë më së shumti përballimit të luftës që Rusia po zhvillon prej më shumë se 20 muajsh.
Kryeministri Denys Shmyhal deklaroi se rreth dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues dhe se progresi për të blerë më shumë këtë element është ulur.
Sipas tij industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar mënyrën e prodhimit të armëve dhe me kalimin e kohëve është modernizuar.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë.
Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.
Të dyja palët i konsiderojnë dronët shumë të nevojshëm, pasi ndihmojnë në sulmet me rreze të lartë veprimi pse sasia e eksplozivëve që kanë është e vogël.
Nga ana tjetër Ukraina ka marrë më shumë territore, që më parë ishin nën kontrollin rus. Pavarësisht sulmeve fatale me 52 viktima gjatë dy ditëve të fundit, ushtria ukrainase nuk është ndalur.
Por sërish sulmet kanë vijuar edhe gjatë natës në disa zona të cilat mbetet ende nën shënjestrën e Rusisë.
Top Channel