Gjashtë të burgosur që janë zbuluar se vijojnë aktivitetin e tyre përmes lidhjeve kriminale jashtë mureve të qelisë, rrezikojnë të mbyllen në regjimin 41 biss.
Kërkesa e firmosur që gjendet në tryezën e prokurorëve kundër krimit të organizuar, përmban të dhëna sekrete për secilin prej tyre , ku përfshihen jo vetëm emra të dosjeve të forta, por edhe emra të dalë rishtazi nga përgjimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Burgjeve ja ka referuar kërkesën SPAK për të gjashtë të burgosurit, midis tyre të dënuar të formës së prerë dhe të paraburgosur që dyshohet se jo vetëm vijuan aktivitetin, por porositën ngjarje, telefona dhe drogë.
Sipas ligjit identiteti i të dënuarve mbahet sekret, derisa ky sugjerim të aprovohet së pari nga SPAK e më tej nga ministri i Drejtësisë. Të dhënat implikuese ndaj të burgosurve që vlerësohet se duhen izoluar në regjimin e ashpër ku ndalohen telefonatat, dhe takimet me familjarët, janë përcjellë edhe nga institucione të tjera informative.
Në Shqipëri 41 biss u hap sipas modelit Italian. Me qeli në paraburgimin 313/ Tiranë dhe në burgun e Peqinit, aktualisht në këtë regjim nuk ka asnjë të burgosur.
Me hyrjen në fuqi të 41 bissit, dy ministra drejtësie kanë firmosur 14 “super burgosje”, ku së fundmi përfunduan izolimin me afat nga të tjerët Arbër Çekaj, i kokainës që dështoi në arratinë e tij me Fatmir Pjetrin, Redjan Rrajën, Klement Cala e Eldi Cala, Viktor Ymeri e Aleksandër Llanaj.
Top Channel